
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-Ç. D., 46 vjeç, banues në fshatin Vukel, pasi në aksin rrugor “Koplik-Vermosh”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Vukel. Pas përplasjes, 46-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi N. K., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-Y. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. M., 62 vjeç, banues në fshatin Pistull, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-N. A., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
-A. D., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, ka kryer manovër të gabuar dhe për pasojë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Sh. R., 22 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullojë e Re, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu ky shtetas është me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shteti” nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. F., 54 vjeçe, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.
Në fshatin Drisht, Shkodër, gjatë punimeve për pastrimin e rrugës, u gjetën 2 granata të vjetra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Melgushe, pasi dyshohet që nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar nga shtetasi G. V., 38 vjeç, banues në fshatin Vrrith.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.






