Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur në rrugën “Marin Biçikeni”, me automjetin që drejtonte shtetasja B. B., 47 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë, një pasagjer në automjetin që drejtonte kjo e fundit;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Rr. D., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit B. R., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBEGAJ DEKRETON ARBEN KINGJIN PËR MANDATIN E DYTË SI SHEF I SHTABIT TË FA
Artikulli tjetër3.7 MILON EURO PËR HYRJEN MODERNE SHIROKË- SHKODËR