Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku. Sipas policisë 53-vjecari kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten në banesën e tyre në lagjen “10 Korriku”. Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e e këtij shtetasi dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale blutë kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me silenciator. Cështja I ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku 53-vjecari do të përballet me tri akuza, atë të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, POLICIA AKSION PËR KAPJEN E NJË TË KËRKUARI
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT: JETOJMË SI NË MESJETË