Shkodra do të mirëpresë edicionin e katërt të festivalit të filmit “Ekrani i Artit” i organizuar nga artisti shkodran Adrian Paci dhe Art House. Në prag të ditës së parë që do hapë siparin e një sërë filmash të përzgjedhur, ideatori Adrian Paci thotë se këto filma që vijnë për publikun shkodran edhe në oborret e familjeve shkodrane përveçse tek Art House ndër të tjera synojnë provokimin e mendimeve në shoqëri si një domosdoshmëri.

“Ekrani i Artit” është një festival filmi që bashkon artin bashkëkohor shprehet Besara Podgorica, pjesë e stafit organizativ të këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Festivali i filmit “Ekrani i Artit” do të jetë për tri ditë me radhë në Shkodër ndërsa hapja do të jetë në teatrin “Migjeni” më 9 shtatir për të vijuar tek Art House dhe më pas në oborret e familjes Hoxha dhe familjes së Dr.Shirokës që i bashkohen këtij aktiviteti.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PLAGOSEN DY VËLLEZËR , AUTORI NË KËRKIM
Artikulli tjetërNUK NDALET COVID NË KOSOVË, 24 TË VDEKUR DHE 1,029 RASTE POZITIVE NË 24 ORËT E FUNDIT