Studentët e fakultetit të drejtësisë pranë universitëtit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prej kohësh mund të kryejnë parktikë ligjore në Klinikën e Ligjit pranë këtij fakulteti.
Përmes dhënies së ndihmës juridike parësore dhe dytësore për persona të ndryshëm në fushat e mjedisit, shëndetësisë, të drejtës së konsumatorit studentët përfitojnë një përvojë të vlefshme për të ardhmen shprehet Griselda Dama avokate e Klinikës së Ligjit.
Studentët të cilët janë bërë pjesë e kësaj klinike shprehen se praktika që janë duke kryer i ka dhënë siguri në ushtrimin e profesionit për të ardhmen.
Që nga qershori i këtij viti Klinika e ligjit ushtron funksionin e saj në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ndërkohë që deri më tani janë rreth 12 studentë të cilët zhvillojnë praktikën ligjore në këtë klinikë.


