Përpara nisjes së reshjeve të shiut dhe borës emergjencat civile në prefekturën e qarkut Shkodër zhvilluan një mbledhje për marrjen e masave nga instuticionet por edhe firmat që kanë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve. Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja dhe shefi i emergjencave në prefekturë Pëllumb Dani u shprehën se bashkitë nuk kanë qenë në gatishmërinë e duhur vitet e kaluara në rastet e emergjencave

Një problematikë e diskutuar janë firmat që kanë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve të cilat deri më tani sipas prefektit Millja nuk e kanë bërë punën siç duhet dhe këtë vit kërkohet që të plotësojnë çdo pikë të kontratës ndërsa prefekti kërkoi që Autoriteti Rrugor i Veriut të kontrollojë më shumë këto firma.

Shefi i policisë rrugore Valmir Nikolli kërkoi që firmat që mirëmbajnë rrugët të kenë pika kontakti sepse pastaj pa komunikim është vështirë kur ka raste emergjencash

Kjo mbledhje e emergjencave u zhvillua në këtë kohë përpara fillimisht të reshjeve të dendura të shiut dhe borës në mënyrë që të gjitha institucionet dhe firmat të jenë në gatishmërinë e duhur për të shmangur çdo problematikë që lidhen kryesisht me bllokimin e rrugëve apo emergjencat shëndetësore.

Artikulli paraprakBARDHAJ, BANORËT: JETOJMË SI NË MESJETË
Artikulli tjetërPREFEKTI MILLJA-ADEMIT: PËRMIRËSONI PUNËN PËR EMERGJENCAT