
Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka kërkuar një rritje të cilësisë së shërbimit nga institucionet shëndetësore të Shkodrës për qytetarët. Kjo kërkesë e tij u bë gjatë një takimi të prefektit Millja në drejtorinë rajonale të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në praninë e drejtorit rajonal Astrit Beci, drejtores të
njësisë vendore Lindita Haxhia dhe drejtorit të spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti si dhe stafeve përkatëse. Përveç rritjes së shërbimit, Prefekti kërkoi një koordinim më të mirë të institucioneve shëndetësore edhe sa i përket shkëmbimit të informacionit për çdo rast
Drejtori rajonal i operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor në Shkodër Astrit Beci u shpreh se shpesh herë figura e mjekut cënohet
Më pas drejtorët përkatës prezantuan mbi punën që stafet e tyre të shëndetësisë bëjnë duke treguar shifra konkrete por edhe problematika me të cilat përballen çdo ditë me pacientët apo familjarët e tyre.






