Që nga dhjetori i 2020 shtetasit Kastriot Mema, banues në zonën e Perashit në Shkodër i është hequr kempi prej 100 mijë lekësh të vjetra që përfitonte prej statusit të invalidit.

I gjendur në një situatë të vështirë ekonomike 59 vjeçari thotë se ka trokitur në dyert e shumë institucioneve por deri më tani askush nuk i ka dhënë një zgjidhje dhe nuk e di arsyen përse i është hequr kempi.

Sikur të mos mjaftonin problemet ekonomike që ka, 59 vjeçarit i duhet të kujdeset dhe për vëllain i cili është me probleme të shëndetit mendor.

59 vjeçari i bën thirrje institucioneve përgjegjëse t’i japin zgjidhje sa më parë këtyre problemeve që ai ka për veten dhe vëllanë e tij.

Artikulli paraprakPËRPLASJA E KANDIDATËVE PËR RRUGËN VAU DEJËS-KOMAN
Artikulli tjetërSHKODËR, 22 RASTE TË REJA, 10 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL