Një efektiv i policisë Rrugore në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Gëzim Gilaj, ka ndërruar jetë mbrëmë, i cili ndodhej i shtruar në reanimacion në Shkodër.

Efektivi kishte disa ditë që ishte i shtruar në spital për shkak të komplikacioneve nga COVID-19 , por nuk ka mundur dot të mposhtë betejën e tij me virusin.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 647 raste të reja për shkak të COVID-19.

Artikulli paraprakFOLTORJA NË SHKODËR, BERISHA: NË 8 VITE TË NARKOSHTETIT SHQIPTAR, SHKODRA MË E DISKRIMINUARA…
Artikulli tjetërBERISHA TREGON NDODHINË ME FATOS KLOSIN NË ZGJEDHJET E 2001: E KAPËM ME NJË QESE TË MADHE, SI VEPRUAM