
Shkodra mirëpriti filmin komedi “Dashuri dhe Turbulenca” e cila u shfaq si premierë në kinema Millenium. Një produksion i “Papadhimitri Production” me bashkëproducente aktoren e humorit Rudina Dembacaj. Kjo komedi e cila po jepet tashmë në gjithë Shqipërinë u mirëprit shumë mirë nga publiku shkodran shprehen protagonistët e filmit.
Komedia “Dashuri dhe Turbulenca” e bazuar tek komedia e mëparshme “Boeing Boeing”, përcjell mesazhe për shoqërinë shqiptare e cila vijon që të jetojë ende me mentalitete që shpesh herë nuk i përket të tashmes dhe synon të sjellë një Shqipëri tjetër, ndryshe nga filmat e tjerë ku në qendër janë vrasjet, gjakmarrja apo fenomene të tjera si këto.
“Dashuri dhe Turbulenca” ka në qendër jetën e një djali i cili është i fejuar me tri stjuardesa njëkohësisht të cilat nuk e dinë ekzistencën e njëra-tjetrës. Një komedi e mbushur me humor e cila nuk duhet humbur nga askush.