Në përmbyllje të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8-Marsi, u prezantua në sallën e Këshillit Bashkiak Plani Lokal mbi lokalizimin e objektivave të Axhendës 2030 në Bashkinë Shkodër. Ky plan vjen si pjesë e zbatimit të projektit DEAR

– “Modelimi i qyteteve të drejta: Integrimi i Axhendës 2030 brenda politikave vendore, në kohën e flukseve të mëdha të migrimit dhe refugjatëve” i cili vijon të implementohet në Bashkinë Shkodër në bashkëpunim me Rajonin Emilia-Romagna.

Bashkia Shkodër është e para bashki që ndërmerr një aktivitet të tillë dhe do të ketë tashmë në asetet e saj nje Plan që përfshin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm me tregues dhe matës në nivel vendor.