Nisur nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë ku një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në mjediset e kopshtit, Star Plus ka pyetur sot prindërit se sa të sigurtë janë fëmijët e tyrë në kopshtet apo shkollat në të cilat mësojnë. Pjesa më e madhe e prindërve shprehen se nuk ndihen të sigurtë pasi sipas tyre ka raste nga më të ndryshme ku cënohet jeta e fëmijëve.

Ka edhe prindër të tjerë të cilët besojnë tek kopshtet dhe shkollat, tek edukatorët e mësuesit dhe tek sistemi i arsimit në Shqipëri.

Nuk kanë qënë të pakta rastet e fëmijëve që janë dhunuar, abuzuar seksualisht apo dhe si në rastin e fundit ku një fëmijë humbi jetën në kopësht. Raste të tilla janë cilësuar një këmbanë alarmi nga ekspertët për insitucionet arsimore që të merren masa e duhura në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.