Është shoqëruar me debate protesta e prindërve të shkollës 9-vjeçare Bardhaj në ambjentet e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër. Ato kërkojnë që mësuesja kujdestare e fëmijëve të tyre në klasën e pestë të mos ndërpresë mësimin edhe pse prej 15 marsit ka plotësuar kriteret për daljen në pension.

Një kërkesë të tillë zyrtare, për vijim e mësimit e ka bërë edhe vetë mësuësja Dalina Arra tregojnë prindërit.

Prindërit tregojnë se I janë drejtuar edhe Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër për plotësimin e kësaj kërkese nga ana e tyre dhe e mësueses, por nuk arritur në një zgjidhje përfundimtare.

Këtë të martë, mësuesja Dalina Arra ka ndërprerë marrëdhënien e punës në shkollën 9-vjeçare Bardhaj, ndërkohë që në zyrën vendore janë marrë masat për zëvëndësimin e saj më një mësuese tjetër.

Artikulli paraprakTONIGHT – 20.04.2021
Artikulli tjetërPROTESTA E PRINDËRVE, REAGON DREJTORJA OSJA: E PAVEND