Vijon të ketë probleme në kategoritë përfituese të statusit të minatorit dhe përfitimeve financiare të prashikuara me ligj. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari I shoqatës së ish të përndjekurve politik në qarkun Shkodër Zenel Drangu. Statusi I minatorit përfshin edhe një kategori të ish- të përndjekurve politik të cilët kanë vuajtur dënime të rënda gjatë viteve të diktaturës te cilët janë akoma gjallë por nuk e kanë përfituar.

Kryetari Drangu thotë se pavarësisht kërkesave nga ana e shoqatës që përfaqëson, akoma nuk është bërë një ndarje e drejtë e kategorive përfituese nga Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Burgjeve.

Kryetari I shoqatës së ish- të përndjekurve politik jep disa raste konkrete ku ish- të dënuarit politik nuk janë përfshirë në skemën përfituese të statusit të minatorit.

Gjatë vitit të fundit, si shkak I burokracive, të shumtë kanë qenë ish- të përndjekurit politik por edhe familjarët e tyre të cilët nuk kanë mundur të tërheqin këstët e dëmshpërmblimeve.

Kryetari Zenel drangu, ka adresuar këto probleme pranë institucioneve përgjegjëse por akoma nuk është gjetur një zgjidhje afatgjatë në interes të të dyja palëve.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARË E AUTIZMIT, MË E PËRHAPURA NË BOTË
Artikulli tjetërOBLIKË, HELIDON BUSHATI: SHËNDETËSIA PRIORITET PËR NE