Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë nuk do të bëhet më tek shkolla por online në portalin e-albania. Prindërit nuk do të kenë më mundësi të zgjedhin shkollën e fëmijëve por duhet që t’i regjistrojnë në shkollën që sugjerohen në bazë të adresës së deklaruar në regjistrin kombëtar të adresës.

Aplikimi përmes portalit ka krijuar paqartësi dhe probleme tek prindërit. Nëndrejtoresha e ciklit fillorë e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, Valbona Shima tregon se në këtë fillim të regjistrim në e-albania po krijohen problem për shkak të pasaktësisë së adresave.

Nëndrejtoresha Shima shprehet se deri më tani numri i nxënesve të regjistruar në shkollë është shumë i ulët për shkak të këtij problemi.

Procesi i aplikimit për regjistrim të fëmijëve përmes portalit e-albania ka shfaqur problem në shumë qytetet të tjera të Shqipërisë. Ndërkohë që sipas vendimit afati i fundit i regjistrimi i fëmijëve është data 30 qershor.

Artikulli paraprakU SHKARKUA, ISH DREJTORJA NIKA: KA TË BËJË ME DINJITETIN
Artikulli tjetërÇUDI NË SHKODËR, 85 VJEÇE E PANDEHUR PËR PRISHJE TË QETËSISË