Kriza ekonomike që ka sjellë COVID-19 ka ndikuar edhe për strehën e kafshëve në Shkodër “Animals Need Me”. Që nga hapja e kësaj strehe çdo vit ka pasur një rritje të personave që janë ndërgjegjësuar por dhe kanë kontribuar për kujdesin e këtyre kafshëve. Kjo periudhë ka qënë më e vështira për strehen pasi ka pasur një rënie të vullnetarëve shprehet Izabela Sala pjesë e “Animals Need Me”.

Vullnetarët e kësaj strehe bëjnë thirrje kush të ketë mundësi të kontribuojnë për t’i ndihmuar për përmbushjen e misionit që kanë marrë në kujdesjen ndaj kafshëve.

Pranë kësaj strehe momentalisht ndodhen rreth 70 qenë endacak. Prej vitesh streha e kafshëve “Animals need me” kujdeset për qentë e rrugës duke i ushqyer apo dhe i strehuar në ambjentet e saj.

Artikulli paraprakSHKODËR, VAKSINOHEN 410 MËSUES DHE 30 PEDAGOGË
Artikulli tjetërGOLEM, “POLITIKA GËNJEU 30 VJET PËR UJIN E PIJSHËM”