Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve në fundjavë zgjedhin pikën turistike në Zogaj për të kaluar disa orë por këtë të diel një pjesë e mjeteve janë kthyer mbrapsht si shkak i borës dhe ngricave në këtë aks rrugor. Që mbrëmë rruga Shirokë-Zogaj kalohet me vështirësi. Ndërkohë edhe rruga Shkodër-Velipojë ka patur probleme në orët e mëngjesit duke qenë e bllokuar por brenda pak orëve është hapur duke qenë e kalueshme.

Reshje bore nuk ka patur vetëm brenda në qytetin e Shkodrës ndërsa temperaturat vijojnë të jenë të ulta gjë e cila ka boshatisur thuajse rrugët e qytetit këto dy ditët e fundit.