Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Specialistët e strukturave përkatëse referuan materiale në Prokurori, ku u nisën procedime penale ndaj disa shtetasve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konflikte, ndërtime pa leje dhe mosbindje ndaj punonjësve të Policisë Kufitare.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. M., banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet dhe pa targë.
Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. K., 45 vjeç, pasi më datë 28.01.2026, në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin kosovar N. G., 47 vjeç;
-Gj. P., 40 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 41 vjeç, banues në Vermosh, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi më datë 28.01.2026, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Bashkim, për të kryer procedurat e regjistrimit në hyrje të RSH-së.

Artikulli paraprakNDOTJA E LUMENJVE RREZIKON EKOSISTEMIN NATYRORE
Artikulli tjetërLABORATORI I DROGËS NË LEZHË, 3 TË ARRESTUARIT NË GJYKATË