Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. I., 39 vjeç, dhe M. F., 62 vjeçe, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. S., 24 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, dhe F. V., 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme”, “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor” dhe “Kanosja”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor”, pasi dje këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i shtyrë dhe duke tentuar të futen me forcë në kantierin e ndërtimit, si dhe kanë kanosur me fjalë punonjësit e kantierit. Gjithashtu këto shtetas kanë penguar lëvizjen e mjeteve për në kantier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., 55 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. P., 45 vjeç, banues në fshatin Naraç, se vëllai i tij, shtetasi F. P., i ka hequr bravat e derës së banesës (banesë e lënë nga prindërit e tyre) dhe i ka vendosur brava të tjera, si dhe ka tentuar edhe të ushtrojë dhunë ndaj tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, pasi dje në fshatin Melgushë, nga persona të paidentifikuar janë goditur me sende të forta shtetasit P. B., 75 vjeç, dhe R. B., 38 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Melgushë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, për dy raste:
• në lagjen “Partizani”, shtetasi P. D., 18 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar një motomjet elektrik, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke përfunduar në një gropë brenda rrethrrotullimit ku po kryhen punime nga Ujësjellës-Kanalizime. Si pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën;
• në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi turk, i mitur, i cili dyshohet se, duke lëvizur me biçikletë në lagjen “Liria”, është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar. Pas ekzaminimeve në Spitalin Rajonal Shkodër, i mituri është larguar për në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakIFTAR HUMANITAR NË KUJTIM TË 3 VJEÇARIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërTRITOL MAKINËS SË AGJENTIT TË KRIMEVE NË LEZHË