Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Y., 57 vjeçe, banuese në Shkodër dhe N. D., 68 vjeç, banues në fshatin Hoti i Ri, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, automjeti që drejtohej nga 57-vjeçarja është pëplasur me automjetin që drejtohej nga 68-vjeçari. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja F. Y. dhe shtetasi Sh. B., pasagjer në automjetin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 45 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e saj dhe nga pakujdesia zjarri është përhapur edhe në tokën e një shtetasi tjetër, ku si pasojë janë djegur disa hardhi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS/ KQZ KËRKON FOND SHTESË DHE PUNONJËS NGA KUVENDI E FINANCAT, TOTALI I POSTËS SHKON NË 12,5 MLN EURO
Artikulli tjetërVRASJA E 67-VJEÇARIT NË KURBIN, IDENTIFIKOHET AUTORI, POLICIA ZBARDH NGJARJEN: U KRYE PËR MOTIVE PRONËSIE