Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. D., 23 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas drejtonte në sheshin “Demokracia”, është vjedhur në Zvicër. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Shkodër. Procedimi filloi pasi, gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë në subjektin tregtar rezultoi se ky shtetas kishte disa automjete të parkuara, të pa pajisura me kupon tatimor.

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., alias E. R., 33 vjeç., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka fshehur prova dhe fakte të cilat kanë penguar hetimin e një ngjarje.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në Bushat, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. Zh., 56 vjeç, banues në fshatin Melgushë, se 32 vjeçari e ka kanosur me fjalë për motive të dobëta.

-Më datë 27.09.2024, shtetasi D. K., 29 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një automjet “Volkswagen Golf Plus”, të cilin e ka pasur të parkuar në rrugë përpara banesës, në rrugën Lin Delija. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA FLET PËR SKANDALIN TEK “ONKOLOGJIKU”: AJO QË NDODHI ISHTE SHUMË PREKËSE. TREGUES SE KEMI NEVOJË TË PËRMIRËSOJMË SISTEMIN!
Artikulli tjetër“KUSH HARRON TË SHKUARËN, I DESTINUAR TA RIJETOJË”, RAMA NË AKTIVITETIN NË SHBA PËR VLERËSIMIN E NDIHMËS SË SHQIPËRISË NDAJ HEBRENJVE: DALIM MË TË FORTË NË ÇDO SPROVË