Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. L., pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. N., 33 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Vogël, pasi ka kallëzuar një 52-vjeçar, se ky shtetas e ka kanosur për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre.

•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 35 vjeç, banues në Shkodër, N. Rr., 41 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re dhe S. E., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

-Gj. M., 32 vjeç, banues në fshatin Jakaj dhe për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;

-M. S., 42 vjeç, banues në Gjermani, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

-Më datë 12.06.2024, rreth orës 21:30, në rrugën e fshatit Bleran, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasin S. S., 24 vjeç, këmbësor, banues në fshatin Bardhaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSEZONI VEROR/ NGA NESËR AKSET RRUGORE KU NDALOHET QARKULLIMI I KAMIONËVE
Artikulli tjetërPROTESTA PARA BASHKISË, KËLLIÇI PARALAJMËRON RRUMBULLAKUN E VOCAJN: PO DHUNUAT QYTETARËT, E KENI PERSONALE ÇËSHTJEN ME PD