Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. L. dhe F. A., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 03.08.2025, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit P. I.. Si pasojë janë djegur bimë mjekësore dhe ushqim për bagëti.
Dje, kallëzuan shtetasit:
-Sh. Ç., 33 vjeç, se në afërsi të banesës së tij, i kanë vjedhur çantën;
-K. K., 23 vjeç, se i kanë vjedhur targat e automjetit që ka qenë i parkuar prej vitesh, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtyre rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMBI 35 VATRA ZJARRI NË BASHKINË MIRDITË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, 65 VJEÇARI GJENDET I VRARË NË RRUGË