Studentët e fakultetit të Gjuhëve të Huaja të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” së shpejti do të kenë mundësinë të përgaditen profesionalisht në fushën e turizmit. Kjo gjë do të bëhet e mundur falë hapjes së një programi të ri studimi bachelor 3 vjeçar të gjuhëve të huaja në fushën e turizmit për integrim profesional të studentëve.

Projekti ka si qëllim përgaditjen e specialistëve të përkthimit te gjuheve te huaja në funksion të fushes se turizmit. Studentët përveç gjuhëve të huaja do të mësojnë më shumë për historinë dhe pikat turistike të Shqipërise.

Programi i ri i studimit që pritet të hapet pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mbështetet nga agjencia universitare e Frankofonisë ne bashkëpunimin me fakultetin e Gjuhëve dhe Shkencave Humane të universitetit Haute-Alsace të Francës.

 

Artikulli paraprakDETAJE NGA PLAGOSJA, TË RINJTË PO KONSUMONIN DROGË
Artikulli tjetërSHKODËR, SEANCA E GJAKUT “DHURO JETË PËR FESTA”