Në ambjentet e hotel “Colosseo” ëshët zhvilluar konferenca e prezantimit të projektit “Work4Youth”, I cili po zbatohet përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali I Zi – Shqipëri. Situata e ngjashme sa I takon mundësive të punësimit të të rinjve bëri që ky projekt të shtrihet në bashkinë Shkodër dhe komunat malazeze Tuz, Bari dhe Podgoricë.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e pranishme në këtë takim tha se të gjithë të rinjtë që do të jenë pjesë e këtij projekti pilot do të mbështeten në ato fusha ku janë të prirur të japin kontribut.

Ademi shtoi se bashkëpunimi ndërkufitar është një vlerë e shtuar në këtë projekt.
Synimi i projektit është rritja e kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimit aktiv, në bashkëpunim me institucionet dhe bizneset, për ti nxitur ata të të fillojnë biznesin e tyre, për të zhvilluar idetë në partneritet me të rinjtë që kanë njohuri dhe aftësi që plotësojnë njera- tjetrën.