Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që pret Flexible Start-Up Support, një program inkubacioni dhe zhvillimi dedikuar startup-ve pra sipërmarrjeve të reja, projekteve akademike dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme inovatore , do të zbatohet në tre qytete rajonalë të Shqipërisë, duke filluar nga qyteti i Shkodrës.

Programi sjell përvojat dhe njohuritë e perditesuara nga i njejti program i testuar në Tiranë, duke kombinuar ekspertizën vendase dhe ndërkombëtare. Ky projekt zbatohet nga Ofiçina Innovation Hub e mbeshtetur nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe GIZ, EU for Innovation.

Patrik Fetahaj, përfaqësues i projektit EU for Innovation thotë se qëllimi është zhvillimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve të reja.

Arjan Ymeri, implementues i Flexible Star-Up Accelerator nga qendra e inovacionit ofiçina thotë se mundësitë për sipërmarrjet e reja përmes këtij projekti janë të mëdha.
Stefan Daiber, përgjegjës për monitorimin e Star Up-ve shprehet se

“E shoh potencialin e madh dhe sipërmarrësit fantastic që ka ekosistemi shqiptar dhe normalisht që janë në rrugën e duhur. Me këtë projekt keni mundësi të merrni benefite të mëdha me grupet me të cilat lidheni dhe të ndërveproni me ta”.

Aleksandra Ngjeliu dhe Albi Saraç janë dy përfitues të projektit të cilët tregojnë eksperiencat e tyre.

Ky program kërkon të zhvilloje deri në 20 ndërmarrje të reja gjatë vitit 2020, projektet e perzgjedhura duhet të kenë një ide të zhvilluar, mundësisht të shoqëruar me një prototip fillestar të papërpunuar qe ofron një zgjidhje për një industri specifike.

Gjatë këtij programi katër-mujor, inovatoret nga qyteti i Shkodrës do të zhvillojnë dhe vërtetojnë modelin e biznesit të tyre dhe do të dalin me një provë të konceptit dhe një strategji të qartë për ndërtimin e një produkti minimal të zbatueshëm.

Artikulli paraprakOFL ZBARKON NË SHKODËR, U KËRKON DEKLARIMIN E PASURISË 4 TË DËNUARVE PËR KANOSJE DHE DROGË
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRKUJTOHEN KOLOSËT,FILIP SHIROKA DHE PASHKO VASA