Në kuadër të programit të Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi dhe Shqipëri, Caritasi Shqipëtar me Caritasin e Malit të Zi së bashku me shoqatën e Paraplegjikëve të Tivarit dhe Projektin “Shpresa” Shkodër nisën zbatimin e projektit ACCENT aksesueshmëri, ndërgjegje qytetare, punësim për personat me aftësi të kufizuara, si një prirje e re.

Objektiva kryesore e këtij projekti është rritja e shanseve të punësimit të personave me aftësi të kufizuara në zonën ndërkufitare thotë kordinatori i projektit.

Projekti ACCENT si fillim do të shtrihet në 4 bashki. Në bashkinë e Shkodrës dhe Lezhës për Shqipërinë ndërsa në atë të Tivarit dhe Ulqinit për Malin e Zi dhe në vijim pritet të shtrihet në të gjithë vendin.