Në Shqipëri ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuar një detyrim për institucionet dhe ndërmarrjet e mëdha nuk zbatohet. Në këtë mënyrë Bashkimi Europian shprehet Luigj Mila i shoqatës “Shpresa” ka financuar një projekt ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi për punësimin e kësaj shtrese që zbatohet nga Caritasi Shqiptar dhe ai i Malit të Zi. Për të mos dështuar këta persona do të ndjeken edhe nga mentor i jashtëm lidhur me marrëdhëniet, punën dhe komunikimin me bizneset ku do punësohen.

Valbona Tula, drejtoreshë rajonale e shërbimit social në Shkodër thotë se institucionet kanë dështuar në përpjekjet e tyre për punësimin e personave me aftësi të kufizuar për shkak të problemeve që kanë shfaqur vetë kjo shtresë ose edhe mungesës së kohës dhe durimit nga ana e bizneseve ndaj vendosja e një personi që do jetë si mentor për personat me aftësi të kufizuar gjatë punësimit mund të rezultojë me sukses.

Edhe drejtoresha rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Rozafa Zmijani thotë se personat me aftësi të kufizuar kanë shfaqur paqëndrueshmëri por edhe bizneset nuk kanë shfaqur ndonjë dëshirë edhe pse e kanë detyrim ligjor.

Projekti i BE për punësimin e personave me aftësi të kufizuar ka një shifër prej mbi 400 mijë euro dhe që do zbatohet ndërmjet Caritasit Shqiptar dhe Malit të Zi për punësimin në total të 20 personave të kësaj shtrese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, TË RINJTË TË PRIRUR DREJT LIBRAVE MOTIVUES
Artikulli tjetërSHKODËR, “PAK TË PUNËSUAR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUAR”