Të gjithë ata që duan të shkojnë në Itali dhe të bashkohen me familjet e tyre por edhe që kanë dëshirë për punësim sezonal në turizëm e agrikulturë kanë një mundësi përmes projektit “Ura Adriatike” që u prezantua në qendrën rinore “Atelie” në qytetin e Shkodrës. Ky projekt zbatohet nga organizata CEFAL Emilia Romagna dhe financohet nga Ministria Italiane e Punës.

Pandemia solli disa vështirësi për zbatimin e këtij projekti.

Në projektin “Ura Adriatike” që synon dërgimin e shqiptarëve drejt Italisë me qëllim bashkimin familjar apo sigurimin e kontratave të punës parashikon që në këtë projekt të përfshihen të paktën 1500 persona.