Një projekti 2 vjeçar për trajtimin dhe më pas punësimin e të rinjve në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe Malin e Zi ka nisur nga organizata “World Vision” e cila ka përfshirë në këtë projekt edhe Shkodrën.

Drejtorja ekzekutive e “World Vision” Eljona Boce shprehet se nevoja për punësimin e të rinjve është e madhe për shkak të papunësisë në Shqipëri.

Drejtori i turizmit në bashkinë Shkodër Gentian Mema thotë se në këto kohë të vështira të pandemisë ky projekt për trajtimin dhe punësimin e të rinjve në sektorin e turizmit është i vlefshëm.

Projekti “Rrugët e Zhvillimit të Karrierës, Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, synon që t’u mësojë të rinjve nga Shqipëria dhe Ulqini në Malin e Zi mundësi të reja për tregun e punës ndërsa financohet nga Bashkimi Europian.