Projekti i GIZ Albania me mbështetjen e qeverisë gjermane për punësimin e personave të kthyer nga emigrimi apo në kushte të vështira ekonomike duke i punësuar ata për pastrimin e kanaleve në njësitë administrativë të bashkisë Shkodër është drejt mbylljes. Ky është viti i katërt që GIZ Albania mbështeti këtë projekt.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se janë 118 persona të punësuar gjatë këtyre katër muajve duke pastruar kanalet kulluese dhe vaditëse gjë e cila përmirëson

anën ekonomike të tyre por ka ndikim edhe tek parandalimi i përmbytjeve si një prej masave ndërsa u shpreh se bashkia po mendon që ta financojë për një periudhë një vjeçare këtë projekt në mënyrë që këta persona në nevojë të vijojnë të punojnë më gjatë se katër muaj.

Zëvendës menaxherja e GIZ Albania Merita Meksi u shpreh se projekti për pastrimin e kanaleve nga persona në nevojë ka rezultuar i suksesshëm ndaj vijon të ketë mbështetjen e qeverisë gjermane.

Koordinatori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rajonin e Shkodrës Shpëtim Quku duke qenë se ky institucion është zbatues i këtij projekti të GIZ për punësimin e shtresave në nevojë në pastrimin e kanaleve u shpreh se do vijojë bashkëpunimi ndërinstitucional.

Pastrimi i kanaleve përmes këtij projekti të GIZ Albania është mundësuar në të gjitha njësitë administrative ndërsa aktiviteti përmbyllës u zhvillua në njësinë Rrethina.

Artikulli paraprak“S’KA ZOT QË TË SHPËTON!”, BASHA I ASHPËR ME RAMËN: NUK PËSHTY MBI 16 VITE PARTNERITET ME BERISHËN
Artikulli tjetërSHKODËR, ARTIZANIA QË JETON MES PIKTURËS DHE PIROGRAFISË