“Arsimi në demokracinë e brishtë” është libri i Bardhyl Musai i cili u promovua edhe në qytetin e Shkodrës në mjediset e sallës së rektoratit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Si një ekspert i arsimit dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën e arsimit në Shqipëri, autori Bardhyl Musai u shpreh se ky libër i tij synon një analizim të dukurive në 30 vite të arsimit si dhe mangësitë dhe gabimet që janë bërë në mënyrë që të mos përsiten më.

I pyetur se si është arsimi në ditët e sotme, eksperti Musai deklaroi se problemet janë të shumta dhe më kryesore sipas tij është që në ditët e sotme duhet të largohemi nga riprodhimi i teksteve shkollore për t’i lënë vendin zhvillimit të mendimit dhe shprehive në mënyrë që brezat e ardhshëm të jenë në gjendje për t’u përballur me ndryshimet që shoqëria sjell.

Libri “Arsimi në demokracinë e brishtë” do t’i shërbejë më shumë se kujtdo institucioneve arsimore duke nisur që nga ministria e arsimit e deri tek zyrat vendore arsimore, shkollat, mësuesit, nxënësit apo edhe prindërve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite dhe se si duhet ndryshuar sistemi arsimor shqiptar që të ketë një zhvillim pozitiv në të ardhmen.

Artikulli paraprakPREFEKTJA E SHKODRËS TUR TAKIMESH MONITORUESE
Artikulli tjetërSEKRETARI BARDHI: NË SHKODËR PD MERR 7 MANDATE