“Kthimi i misionarit” është titulli i dokumenatri të sjellë nga gazetari Mhill Vata. Në qendër të këtij dokumentari janë tre ngjarje të njohura për zonën e Thethit. Odiseja e largimeve të familjes së Nol Prelës, jeta dhe veprimtaria e klerikut At Daniel Gjecaj dhe ndërtimi i kishës së Thethit. Autori i dokumentarit, Mhill Vata jep më shumë detaje në lidhje me këtë projekt të parë për të.

Gjetja e informcionit për të nuk ka qenë e vështirë pasi është vetë banorë i Thethit dhe ka përjetuar nga afër çdo ngjarje të zonës. Mhill Vata shton se po punon për një tjetër dokumentar.

Dokumentari “Kthimi i misionarit” në qendër të tij trajton historinë e emigrimit të familjes së Nol Pjetrës të cilët emigruan fillimisht nga Thethi drejt Gucisë e më pas janë zhvendosur drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës, që prej kohës kur personazhi kryesor, Nushi ishte 2 vjeç.