“Diçka për skenën” është libri i promovuar nga regjisori Gjon Stefa në bashkëpunim me shoqërinë kulturore “Zef Jubani”. Libri “Diçka për skenën” sjell materiale dramatike, komedi dhe skeçe të ndryshme të vëna në skenë ndër vite nga regjisori Stefa.

Provimi i këtij libri është menduar të bëhet në një formë tjetër shprehet autori ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht.

Gjatë karrierës së tij si regjisor Gjon Stefa evidenton artisten profesioniste Merita Smaja ndërsa ndër aktorët amator ka një vlerësim të veçantë për Margerit Hilën për të cilin shpreh keqardhje që nuk është pjesë e trupës së teatrit “Migjeni”.

Libri “Diçka për skenën” është i vlefshëm për të gjithë ata që bashkëpunuan me regjisorin Gjon Stefa dhe shoqërinë kulturore teatrore “Zef Jubani”.

Artikulli paraprakVELIPOJË, PROTESTË PAS MBYTJES SË PUSHUESIT NË PLAZH
Artikulli tjetërPENGESA PËR TË VOTUAR? GJANA: TË PAQËLLIMSHME, KUSH KA PATUR KARTËN E ANËTARËSISË SË PD ËSHTË LEJUAR