“Ikja është kthim” është libri i autores Vilma Jahja i cili i kushtohet emigracionit të këtyre 30 viteve të shqiptarëve në shtete të tjera. Vetë autorja është një emigrante në Itali dhe përmes personazhit të saj rrëfen jo atë emigrantin me probleme por ata emigrantë që arritën të integrohen por që sërish u mungon vendi i tyre.

Libri “Ikja është kthim”, titullin e ka nga piktura e artistes shkodrane Eremira Jahja e cila në vitin 2014 ia kushtoi atë pikturë djalit të saj që emigroi drejt SHBA-ve.

Drejtori i bibliotekës “Marin Barleti” Maxhid Cungu thotë se libri tregon dramën e popullit shqiptar ndërsa mësuesja e letërsisë Miranda Mazi dhe një mike e autores lexoi një pjesë nga ky libër me mesazhe të forta.

Libri “Ikja është kthim” do jetë një botim me vlerë për lexuesit dhe bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”.