“Kullat e Sahatit në Shqipëri” është libri monografik që promovoi në Shkodër autori i këtij botimi Dritan Çoku. Autori përmes kësaj monografia sjell historinë dhe arkitekturën e të gjitha Kullave të Sahatit që janë në Shqipëri mes të cilave kishte edhe qyteti i Shkodrës.
Botuesi i monografisë “Kullat e Sahatit në Shqipëri” ka një apel edhe për qeverinë dhe institucionet sa i përket mirëmbajtjes së objekteve të rëndësishme dhe që përmbajnë vlera të identitetit kombëtar.

Drejtoresha rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër Besara Podgorica u shpreh se ky botim i rëndësishëm për historinë dhe kulturën është një mesazh më shumë për të ruajtur dhe mbrojtur objektet e trashëgimisë që kemi arritur të kemi ditët e sotme.

Drejtori i bibliotekës së qytetit “Marin Barleti”, Maxhid Cungu tha se monografia për Kullat e Sahatit në Shqipëri është një temë që sapo është hapur dhe i shërben për mirë kulturës tonë kombëtare.

Monografia “Kullat e Sahatit në Shqipëri” pas promovimit në Berat dhe tashmë në Shkodër do vijojë edhe në gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, EKONOMIKU ZHVILLON “SFIDAT E ZHVILLIMIT RAJONAL”
Artikulli tjetërSHKODËR, ISH MINISTRI MALAJ: BORXHI I QEVERISË SHQETËSIM