
Libri “Njeriu i Tranzicionit” i shkrimtarit Stefan Çapaliku është promovuar në qytetin e tij në Shkodër. Ky libër përbëhet nga 12 tregime që nisin që nga viti 1991 deri në vitin 2021 në të cilin jemi dhe vendosi t’i botojë si një dëshmitar i kohës që mirë se akush i takon një shkrimtari ta bëjë.
Libri nis që nga ëndrrat që kishin të rinjtë e viteve ’90 mes të cilave edhe autori i librit Çapaliku për të vijuar me dyshimet pas vitit të mbrapshtë 1997 dhe më pas dështimin që Shqipëria pëson duke mos dalë nga tranzicioni as pas vitit 2006, stërzgjatje e tranzicionit 30 vjeçar deri në ditët e sotme kur ende Shqipëria nuk është pjesë e BE.
Shkodra, qytet nga i cili pritej shumë në procesin e gjatë të tranzicionit nuk arriti që ta luaj rolin e zhvillimit të të gjithë strukturës brenda vendit shprehet Çapaliku.
Në kinema Millenium në Shkodër ku u promovua libri “Njeriu i Tranzicionit” i Stefan Çapalikut u zhvillua një bisedë ndërsa ky libër përveçse është pritur mirë ka hapur edhe një debat në qarqet intelektuale.


