“Përmbledhje e Protokolleve të përdorimit të Barnave”, është libri që promovuan katër autorët, doktor Markens Shllaku, doktor Maranaj Marku, doktor Julian Kraja dhe farmacisti Erion Metushi. Promovimi i këtij libri u bë në mjediset e rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi’. Një prej autorëve Markens Shllaku foli për rëndësinë e këtij botimi.
Arketa Pllumi, kardiopediatre shprehet se ky libër me përmbledhjen e protokolleve të përdorimit të barnave do t’i shërbejë shumë shëndetësisë, kryesisht atyre në zonat rurale por edhe më gjerë.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi vlerëson këtë botim të katër autorëve.