“Triskuj të vonuem” i Pjetër Dedës është libri që u promovua në galerinë “Oda” në qytetin e Shkodrës. Ky libër sjell përmbledhje me 10 tregime të Pjetër Dedës të cilat i botoi në revistën “Shkëndija” në vitet 1940-1942 ndërsa është përgatitur dhe botuar nga studiuesi i njohur Ardian Ndreca dhe Ana Shkreli. Tregimet e tij të shkruara në frymë migjeniane përbëjnë një hap të mëtejshëm në njohjen e trashëgimisë letrare shqiptare.

Kjo punë e nisur është vetëm fillimi i një zbulimi më të gjërë që profesor Ndreca do të sjellë.

Botimi i librit “Triskuj të Vonuem” është vetëm fillimi i zbulimi edhe të zgjeruar që studiuesi Ndreca do të sjellë për lexuesit, studiuesit e tjerë dhe botën akademike.

“Triskujt të vonuem” shënon bashkëpunimin e katërt të revistës shkencore “Shejzat Pleiades” me Botimet Berk, si dhe themelimin e kolanës “Rradhonjtë e Shêjzave”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHUMBËN PREJ DITËS SË DJESHME, GJENDEN DY TURISTËT E HUAJ NË VALBONË
Artikulli tjetërPAS 5 DITËSH, KOSOVA REGJISTRON 1 VIKTIMË NGA COVID-19, POR BIEN INFEKTIMET