Drejtori i përgjitshëm i kadastrës Artan Lame në Shkodër shpërndau edhe certifikata pronësie për banorët e një pallati të braktisur nga investitori, pallat ky i ndërtuar që në vitin 2009 në qendër të Shkodrës.

Drejtori Lame ftoi qytetarët që janë në pallate të braktisura nga pronarët që të zgjedhin një përfaqësues dhe t’i drejtohen zyrave të kadastrës kudo në Shqipëri si në rastin konkret.
Drejtori Lame e ftoi administratorin e pallatit që të tregojë nëse i është dashur që t’i ofrojë ryshfet zyrave të kadastrës në Shkodër apo Tiranë.

Janë 50 certifikata pronësie që janë dhënë për banorët e pallatit të braktisur nga pronarët në Shkodër proces i cili pritet të vijojë edhe në muajt në vazhdim me raste të tjera të ngjashme.