Punonjësit e një fasonerie kanë vijuar protestën e tyre tek drejtoria rajonale e shërbimit kombëtar të punës duke kërkuar që të marrin pagën e papunësisë. Pasi kanë përfituar pagën e luftës, këta punonjës pretendojnë se u takon edhe paga e papunësise.

Punonjëset e fasonerisë shprehen se vetëm me 40 mijë lekë të rinj të pagës së luftës është e pamundur që të kalojnë 3 muaj ndaj kërkojnë edhe pagën e papunësisë.

Këta punonjës të fasonerisë edhe më përpara kanë zhvilluar protestë të ngjashme duke kërkuar pagën e papunësisë por nuk ka patur një përgjigje për ta për shkak të kohës që është dashur për të pritur shkresën zyrtare nga qendra nëse janë apo jo përfitues.