Djali 10-vjeçar që humbi jetën në Gurin e Zi në tentativë për të improvizuar një video vetëvrasjeje për ta publikuar më pas në rrjetin social Tik Tok nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresiviteti apo ndonjë problem tjetër. Një gjë të tillë e pohon punonjësja sociale Rovena Zenelaj e shkollës “Atë Gjon Karma” ku bënte mësim 10 vjeçari.

Shmangia e rrjeteve sociale shprehet punonjësja sociale tek fëmijët dhe adoleshentët po bëhet gjithnjë e më e vështirë edhe pse në shkollë në mënyrë kategorike nxënësit nuk lejohen me celularë apo paisje të tjera elektronike.

Gjatë këtyre ditëve të fundit pas kësaj ngjarje të rëndë, punonjësja sociale ka komunikuar me gjithë nxënësit e tjerë të shkollës “Atë Gjon Karma” por nxënësit vijojnë të jenë tejet të prekur nga ngjarja e rëndë.

Tashmë edhe në ditët në vijim i gjithë stafi i mësuesve bashkë me punonjësit social dhe psikologët do vijojnë të jenë shumë afër nxënësve jo vetëm në shkollën “Atë Gjon Karma” por edhe shkollat e tjera pas kësaj ngjarje shokuese.

Artikulli paraprakSHKODËR, MËSUESJA E 10-VJEÇARIT: JEMI TË SHOKUAR
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 07.05.2021