Urimeve për festën e Fitër Bajramit i janë bashkuar edhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe politikës në Shkodër. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” uron besimtarët myslimanë duke thënë:

“GËZUAR BAJRAMIN E MADH!

Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi që na jep mundësinë e reflektimit mbi devotshmërinë e bujarinë si edhe të solidaritetit me ata më të dobët e në nevojë.

Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet, ju dhe familjeve tuaja!”

Ndërsa, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në festën e Fitër Bajramit uron sa më shumë begati dhe harmoni në familje.

“Uroj me zemër për të gjitha familjet begati, mirësi, paqe dhe harmoni. Zoti na e pranoftë agjërimin në muajin e madhnueshëm të Ramazanit dhe na e shpërbleftë me të mira ne, familjeve tona dhe Shkodrës tonë.”

Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar edhe përfaqësues të forcave politike në Shkodër. Kryetari I Partisë Demokratike Xhevdet Amuli uron besimtarët muslimanë,

“Ky muaj i shpresës e i besimit në Zot,shpresoj të ketë bërë të reflektojë secilin nga ju e të ketë ndezur shpresën për çdo vështirësi a pamundësi që jua ka zbehur atë. Vetëm me besimin në Zot,jam i bindur që çdo gjë do të kalojë ! Uroj më të mirat për ju dhe familjet tuaja!”

Koordinatori politik I Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj ka uruar që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të Ramazanit të sjellin më shumë paqe tek besimtarët myslimanë.

“Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët muslimanë dhe veçanërisht për besimtarë muslimanë në qarkun Shkodër. Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja!”

Edhe kryetari I Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka bërë urimin e tij për festën e Fiter Bajramit.

“I uroj me gjithë zemër festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, Zoti jua shpërbleftë sakrificat që keni ba, paqa dhe mirësia e Zotit kjoftë gjithmonë në zemrat dhe familjet tuja.

Kemi rranjë të përbashkëta tek i njejti Zot, të cilin e lusim për të ardhmen e popullit shqiptar.

Gëzuar Bajramin!”

“Është pikërisht madhështia e besimit në Zot që na jep forcën për ta mundur të keqen dhe për të shpresuar për një të nesërme më të mirë.

Le të bashkohemi në lutje për familjet tona, Shkodrën dhe Shqipërinë.” është një pjesë e urimit të bërë nga drejtuesi politik I qarkut Shkodër I Partisë Demokratike, Helidon Bushati.

Deputetja e zgjedhur në zgjedhet parlamentare të 25 prillit Edona Bilali, uroi besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit ndërsa shtoi se një shoqëri e bashkuar dhe solidare është ajo për të cilën kemi nevojë.

“Gëzuar Fiter Bajramin! Uroj që kjo festë të zgjojë brenda nesh ndjesi vëllazrore, ku fillimisht ta ndihmojmë njëri-tjetrin në familje e shoqëri dhe Zoti të bajnë pjesën e mbetur me shëndet e gëzim në zemrat tona”