Ndër vite pusi i boshatisur është mbyllur shpesh nga banorët të cilët jetojnë aty por sërish persona të papërgjeshëm i kanë hequr kapakun duke e kthyer kështu në një rrezik për qytetarët, kryesisht fëmijët, persona me probleme të shëndetit mendor që dalin të pashoqëruar apo edhe të alkoolizuar.

Nuk janë të pakëta problemet në infrastrukturë në Shkodër por në raste kur këto probleme kthehen në një rrezik për qytetarët atëherë duhet ndërhyrja e menjëhershme e institucioneve përgjegjëse.