
Qarkullon me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë “Zastava” me 8 fishekë.
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, më datë 02.11.2017 nga forca e posaçme shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë shkodër në bazë të informacioneve policore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: Ajden Çekorja 23 vjeç banues në lagjen guerile, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “benz” me targë AA662DH, poshtë sediljes së shoferit, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë “Zastava” me 8 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.






