Shkodër

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri .

Policia vë në pranga një 17 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMJEKU REFUZON TË TRAJTOJË PACIENTËT QË NUK KANË MARRË DOZËN KUNDËR COVID: VAKSINOHUNI!
Artikulli tjetërDITA E ASHURES, META PUBLIKON FOTON KRAH BABA MONDIT DHE URON BESIMTARËT: SHËNDET E MBARËSI NË FAMILJET TUAJA