Në qendrën kulturore të fëmijëve në Shkodër mes shkollave 9-vjeçare të qytetit ka nisur kampionati i përvitshëm i shahut. Në këtë kampionat marrin pjesë një numër i konsiderueshëm nxënësish, vajza dhe djem si dhe të gjitha shkollat e qytetit. Profesori, shahisti Berndard Lekaj tregon se këto aktivitete vlejnë për evidentimin e elementëve të rinj në të ardhmen në sportin e shahut.

Inspektori i qendrës kulturore të fëmijëve Agim Troshani tregon për rëndësinë e kampionatit të shahut mes shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Shpesh herë nga këto kampionate që zhvillohen mes shkollave në Shkodër, organizuar nga qendra kulturore e fëmijëve kanë dalë jo vetëm në sportin e shahut por edhe në të tjera sporte elementë cilësor që kanë shërbyer për ekipet e Vllaznisë për vite me radhë.