Një situatë e tillë e tensionuar mes qytetarëve dhe rojeve të sigurisë në spitalin rajonal të Shkodrës krijohet pothuaj çdo ditë. Prej muajsh, në ambjentet e jashtme të këtij institucioni krijohen radhë dhe grumbullime të shumta të cilat nuk janë aspak normale në një situatë ku pandemia ka prekur një numër të njerëzish.

Për qytetarët, pritja me disa orë për të kryer një vizitë është e papranueshme, ndërsa tregojnë se janë të njohur me orarin e vizitave.

Nga ana tjetër, ata tregojnë se pavarësisht frikës së mos infektohen gjatë qëndrimit në grumbullime të tilla, nevoja për të kryer vizitat mjekësore I detyron të presin në kushte të tilla.

Disa kohë më parë, drejtori I spitalit Ardian Dajti, sqaroi për qytetarët se orari I vizitave është nga ora 10:00 – 12:00, por akoma ka qytetarë që presin nga ora 8 e mëngjesit për të hyrë në spital, duke bërë që krijimi I grumbullimeve të jetë I pashmangshëm