Pas vendimit të bërë public nga Komiteti Teknik I Ekspertëve për masat e reja kufizuese, Star Plus ka pyetur qytetarët shkodranë në lidhje me këtë ndryshim dhe rikthim të fashave orare që ndalojnë lëvizjen. Sipas tyre, fasha 22:00 – 06:00 të mëngjesit nuk është shumë I përshtatshëm pasi as në ditë normale nuk ka lëvizje në këtë orar.

Nga ana tjetër ata tregojnë se janë të detyruar të zbatojnë këto rregulla edhe nëse masat ashpërsohen.

Masat do të zgjasin për 3 javë ku më pas do të vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimin e kësaj situate. Ndërkohë, ky kufizim hyn në fuqi edhe për baret dhe restorantet të cilat do të jenë të mbyllura në këtë fashë orare.