
Mungesa e dozave të dyta të vaksinës ka bërë që shumë qytetarë të mendojnë se do të mbesin pa u vaksinuar.
Prej një jave është shtyrë vaksinimi me dozën e dytë dhe kjo ka krijuar një lloj pasigurie për qytetarët të cilët sot kanë mësuar se në Shkodër kanë mbërritur dozat e dyta dhe tashmë vaksinimi i tyre do vijojë normalisht. Megjithatë shumë prej tyre nuk e fshehin shqetësimin që kanë patur këto ditë.
Që nga nisja e vaksinimit në muajin shkurt në Shkodër janë kryer rreth 40 mijë vaksinime të qytetarëve të grupmoshave të ndryshme ndërkohë punohet në të gjitha mënyrat që të realizohet edhe vaksinimi i pjesës së mbetur të popullates të cilët deri më tani kanë hezituar të vaksinohen për shkaqe të ndryshme që lidhen kryesisht me mos besimin.






